Headlines News :
Home » » Balloteli shpënzon 50 mijë euro për një natë

Balloteli shpënzon 50 mijë euro për një natë

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 13:39

Futbollisti i Manchester City, Mario Balotelli fundjavën e kaluar ka bërë qejfe ekskluzive dhe speciale në pushimoren spanjolleIbiza. Mario dhe shoqëria e tij kanë bërë qejf, aheng dhe kanë konsumuar pije me një vlerë prej 50 mijë euro për një natë në lokalin e natës “Lineker” nëIbiza.

Llogaria përfundimtare i ka takuar lojtarit me ngjyrë të kombëtares italiane, i cili i ka bërë me dije miqve të tij se vetë ai do të shlyejë ate. Ka qenë pronari i rrjetit të lokaleve “Lineker” në tërë Evropën, Wayne Lineker, që ka bërë të ditur llogarinë e paguar të Marios.

“Një natë çmendurie me Mario Balotellin nëIbiza. Llogaria e paguar nga ai ka qenë një nga llogaritë më të larta që dikush ka paguar në Lineker”, ka shkruar pronari Lineker në profilin e tij në Twitter. Lojtari 21 vjeçar ka bërë qejfe me shoqërinë e tij, duke mos vrarë mendjen për ish-të dashurën Raffaella e cila ka deklaruar se është shtatëzënë dhe mban fëmijën e Balotellit.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template