Headlines News :
Home » » Papagalli fjalëpakë

Papagalli fjalëpakë

Written By Portali Pavarësia on Wednesday, July 25, 2012 | 11:01

Papagalli i kësaj historie ishte një tip pa shumë fjalë. Në fakt, dinte të thoshte vetëm: “Nuk ka dyshim!” Për këtë arsye i zoti vendosi një ditë të bukur ta shiste. - Sa kërkon për të? - dëgjoi të pyeste një profesor i ditur që ishte duke shkruar një libër mbi papagajtë.

- Ta lëmë…një milion, - bëri një përpjekje shitësi.

Profesori i përkiste asaj kategorie njerëzish sipas të cilëve kur thua një milion është diçka serioze dhe u lëkund pak. Pastaj mendoi të bënte një provë. Duke iu kthyer papagallit, e pyeti:

- Vlen me të vërtet një milion?

- Nuk ka dyshim! - iu përgjigj papagalli.

Nuk kishte ku të kapej, dhe profesori e bleu: i dukej pothuajse e drejtë që shpenzoi një milion. Megjithatë, kur dëgjoi të njëjtën përgjigje për një qind pyetje të tjera të ndryshme, u zemërua dhe shfryu:

- Vetëm një budalla si unë mund të blinte këtë budallain tjetër!

- Nuk ka dyshim, - e ngushëlloi papagalli.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template