Islanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, në mes të detit të Grinlandës dhe pjesën perëndimore të Oqeanit Atlantik, në veriperëndim të Britanisë së Madhe. Sipërfaqja e përgjithshme e Islandës është 103.000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100.250 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2.750 km2 ujë. Vija bregdetare e Islandës është 4.988 km e gjatë ndërsa ajo nuk ndan asnjë milimetër kufi tokësor me ndonjë shtet.Klima e Islandës është gjithnjë e varur nga ajo që vjen nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima është e butë me dimër me frymë dhe verë të ftohtë e të lagshtë. Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët me ca male e fusha akulli, ndërsa bregdeti i saj është i mbytur në gjiret dhe ujdhesat e shumta në oqean. Pika më e ulët e relievit gjendet në nivelin e Oqeanit Atlantik (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.119 metrave në vendin e quajtur Uvanadalshukur. Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, prurja e ujit. Ajo është e njohur edhe se ka shumë gejzerë.


0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !