Headlines News :
Home » » Mozilla lanson Firefox 15

Mozilla lanson Firefox 15

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 13:48

Vetëm 3 ditë pasi Mozilla lansoi versionin e fundit të Firefox 14 në treg, kompania njoftoi për versionin e ri, Firefox 15, që aktualisht është fazën testuese (Beta), dhe është i disponueshëm për shkarkim, transmeton PCWorld Albanian.

Me agjendën e ngjeshur të Mozilla-s, nuk do ju duhet të prisni gjatë për versionin zyrtar, pasi ai pritet të lansohet më 28 gusht 2012. A duhet të prisni për versionin përfundimtar për të bërë azhurnimin?

Për pjesën më të madhe të njerëzve përgjigja është po. Një efekt anësor i këtyre shfletuesve është se ndryshimet e mëdha janë të pakta dhe shumë larg njëra- tjetrës. Sipas disa raporteve, Firefox do të sjellë këto 3 ndryshime me shfletuesin e vet të ri:
1. Përkrahje për PDF
2. Përkrahje për SPDY me protokoll rrjeti v3
3. Rritje WebGL, duke përfshirë tekstin për rritje performanse.

Gjithashtu e përfshirë në Firefox 15 është një shfrytëzim më i mirë memorjeje për shtesat. Përtej këtyre, çdo gjë që është e re është për prodhuesit, si përfshirja e një Debugger JavaScript duke shtuar edhe përkrahjen për Opus audio Codec.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template