Headlines News :
Home » » “Cyber-nana” hakon llogarinë e shkollës

“Cyber-nana” hakon llogarinë e shkollës

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 14:33

Cetherine Venusto (45) nga Nju Tripoli në shtetin federal të Pensilvanisë, është akuzuar se e ka hakuar kompjuterin e shkollës në mënyrë që t’i ndryshoj vlerësimet për fëmijët e saj.

Venusto nga viti 2008 deri në prill të vitit 2011 ka punuar në shkollën Northwestern Lehigh, në të cilën i kishte “se paku dy fëmijë”, thuhet në njoftimin e zyrës së prokurorit të Qarkut.

“Cyber-nana” është akuzuar se i ka përmirësuar vlerësimet e dobëta për vajzën e saj në qershor të vitit 2010, si dhe testin e djalit të saj në shkurt të vitit 2012, pastaj ka lexuar posten elektronike të shkollës, etj. Këtë ajo e ka bërë deri në ditën kur ka dhënë dorëheqje nga puna si sekretare.

Aktakuza kundër Venustos përmban gjashtë pika. Ajo të mërkurën do të paraqitet në Gjykatë për shkak të përdorimi të paautorizuar të kompjuterit, hyrjen në kompjuter dhe ndryshimin e të dhënave.

“Policia ka zbuluar se Venusto hynë në kompjuterin e shkollës me emër dhe shifër të drejtoreshës dhe atë 110 herë”, kanë thënë në zyrën e prokurorit.

Gjykata i ka vënë “Cyber-nanes” masën e kaucionit prej 30 mijë dollarësh, ndërsa dëgjimi preliminar duhet të ndodh më 26 korrik. Për këtë keqbërje, Venusto mund të dënohet me 42 vjet burg ose 90 mijë dollarë. Dënimi maksimal për secilën pikë të akuzës është shtatë vjet apo 15 mijë dollarë.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template