Headlines News :
Home » » Mbipesha zvogëlon fertilitetin

Mbipesha zvogëlon fertilitetin

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 14:01

Studimet tregojnë se gratë me mbipeshë që ndërhyjnë fertilizimin vitro, kanë përqindje më të ultë të suksesit sesa ato me peshë normale trupore.

Është goxha e vështirë të humbësh peshë edhe nëse të duhet të humbësh 5 kg apo më shumë. Fillo me zvogëlimin e sasisë së kalorive që merr dhe mbush dietën tuaj me fruta dhe perime të freskëta, mish pa dhjamë dhe produkte nga drithi. Shmang ushqimet e yndyrshme dhe me sheqer. E nëse edhe partneri juaj është me mbipeshë (ai mund të ketë numër të vogël të spermatozoideve dhe kështu shanset për ty që të ngeleni shtatzënë janë edhe më të vogla), ushtroni së bashku.

Gratë shtatzëna të cilat janë me mbipeshë mund të përballen me komplikime sikur diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe rritje të rrezikut për gjendjet sikur ‘preeclampsia’ (gjendje anormale e shtatzënisë që karakterizohet me hipertension dhe mbajtje të lëngjeve dhe albuminuria), apo ndoshta edhe defekte në lindje apo vdekjen e foshnjës.

Për të parë nëse jeni me mbipeshë, përdor këtë mjet online të matjes së indeksit të masës trupore duke klikuar këtu.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template