Headlines News :
Home » » Thaçi: OKB, jo pjesë e dialogut teknik

Thaçi: OKB, jo pjesë e dialogut teknik

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 14:25

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pas takimi që kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar tash e dy vjet me Serbinë.

Ndërsa sa i përket bisedimeve me Serbinë të një niveli politik, kryeministria Thaçi ka deklaruar se paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e që pastaj të vazhdohet me dialog teknik.

Kryeministri ndër të tjera ka thënë se e ka njoftuar Sekretarin e OKB-së për arritjet që kanë bërë institucionet e shtetit të Kosovës.

Dje presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ia ka përcjellë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon se Serbia do të kërkojë që bisedimet me Kosovën të zhvillohen me prezencën e përfaqësuesit të OKB-së.

Nikoliq ka theksuar se kjo organizatë do të duhej të kishin një rol më aktiv në luftën për ruajtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, tërësisë tokësore dhe të sovranitetit e shteteve të njohur ndërkombëtare – anëtare të OKB-së dhe zbatimit e respektimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, njofton kabineti i presidentit të Serbisë.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template