Headlines News :
Home » » UN-FAIR

UN-FAIR

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 13:24

Në prag të vizitës së sekretarit të OKB-së Ban Ki Moon në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar me parulla para selisë UNMIK-ut në Fushë Kosovë.

Rreth 20 aktivistë të kësaj lëvizje kanë shkruar parullat UN-FAIR që nënkupton padrejtësinë që po bënë OKB ndaj Kosovës. Zëdhënësi i kësaj lëvizje, Erzen Vraniqi ka thënë për portalin ORAinfo se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 20 aktivistë të kësaj lëvizje, ndërsa gjatë protestës ka ndërhyrë policia.

“Policia ka ndërhyrë dhunshëm nda protestueseve. Gjatë intervenimit asnjë aktivistë nuk është arrestuar, mirëpo ka pasur lëndimet trupore të aktivistëve pas përdorimi të sprejit dhe goditjeve të policëve”, ka thënë Vraniqi. Ai ka thënë se kjo protestë është bërë në shenjë pakënaqësie që OKB nuk e njehë Kosovën si shtet.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template