Headlines News :
Home » , » Ushqimi vegjetarian mbron zorrët

Ushqimi vegjetarian mbron zorrët

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 14:04

Në bazë të rezultateve të një studimi të ri, vegjetarianët janë për 30 për qind më pak të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zorrëve, në krahasim me njerëzit të cilët e përfshijnë mishin në vaktet e tyre ditore.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushqimi me sasi të vogël të fibrave ushqyese mund të shkaktojë sëmundjen divertikulare të zorrëve, ashtu që vegjetarianët janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak se konsumojnë ushqim të bollshëm me fibra ushqyes. Me qëllimin për t’i vërtetuar këto pohime, është realizuar një studim, i cili është marrë me lidhshmërinë e ushqimit vegjetarian dhe paraqitjen e sëmundjeve të zorrëve, ndërsa në të janë përfshirë 47.033 participantë, prej të cilëve 15.459 ishin vegjetarianë.

Studimi ka zgjatur 11 vjet e gjysmë, ndërsa rezultatet kanë treguar se vegjetarianët janë më pak të prirë që të zhvillojnë sëmundje të zorrëve, krejt kjo falë fibrave ushqyes që janë pjesë e ushqimit të tyre (pemë, perime, drithëra...).
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template