Makinës së kreut të Komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, i është vënë zjarri.Burime policore bëjnë me dije se dhunuesit kanë thyer xhamin e automjetit dhe më pas e kanë spërkatur me benzinë duke i vënë flakën.
Kryekomunari Bardhi ka akuzuar paraardhësin e tij për incidentin.
Bardhi ka deklaruar pas ngjarjes së dëmtimi i makinës ka ardhur pas deklaratave të tij në adresë të ish-krye komunarit dhe vëllait të tij.
Blutë e Lezhës kanë nisur hetimet pas denoncimit të bërë për zbardhjen e ngjarjes, transmeton BakanWeb.


0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !