Headlines News :
Home » , » Google sjell rrjetet sociale më afër Ramazanit!

Google sjell rrjetet sociale më afër Ramazanit!

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 14:08

Google është duke synuar që fenë ta bëjë digjitale gjatë muajit të ramazanit, pasi që ka lëshuar një kanal në YouTube i cili ofron përmbajtje islame si dhe Google+ Hangouts.

Gjatë tërë muajit të shenjtë, kur myslimanët anembanë botës falen dhe festojnë ramazanin, ky kanal në YouTube (http://www.youtube.com/MakkahLive) do të transmetojë drejtpërdrejt faljet nga Meka.

Një kanal tjetër në YouTube - http://www.youtube.com/ramadan do të jetë i dedikuar për fenë islame si dhe serialet televizive arabe.

Sipas një postimi në blogun e saj, Google thotë se në këtë kanal do të jenë më shumë se 50 shfaqje në dispozicion, në të njëjtën kohë me atë të transmetimit në television.
Bazuar në hulumtimet e bëra, shikimi i serialeve arabe është rritur tradicionalisht gjatë muajit të ramazanit, dhe me produktet e saj të fundit, Google mundohet që të kapitalizojë nga audienca e madhe që është këtë muaj.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template