Zjarri që ka rënë mbrëmë në afërsi të Strumicës ka lënduar gjithsej pesë persona në përpjekjet e tyre për të shuar flakët.Tre nga të lënduarit thuhet të jenë në gjendje kritike shëndetësore, andaj janë hospitalizuar në Klinikën “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.
Plagët dhe djegiet nga zjarri janë serioze dhe rrezikojnë jetën e tyre, transmetojnë mediat.
Dy të lënduarit e tjerë thuhet të kenë të stabilizuar gjendjen dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë


0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !