Headlines News :
Home » » Milani shënjestron Yanga, lind edhe ideja Kaka

Milani shënjestron Yanga, lind edhe ideja Kaka

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 13:28

Pas largimit të dyshes kryesore të mbrojtësve, Thiago Silva-Nesta, tek Milani janë duke punuar me intensitet për të përforcuar këtë repart dhe e ardhmja duket se është identifikuar tek Yanga-Mbiwa.

Qendërmbrojtësi i Montpellier, 23-vjeçar, dallohet për forcën e tij fizike dhe ndonëse i duhet ende punë për t’u përmirësuar taktikisht, është një prej të preferuarve të Allegrit, që beson se shumë shpejt ai mund të fitojë një rol vendimtar brenda skuadrës.

TCH raporton se megjithatë, negociatat do të fillojnë vetëm javën e ardhshme, pas Superkupës së Francës midis Montpellier dhe Lyon, ndërsa problem mbetet çmimi, sepse vlera fillestare prej gjashtë milionë eurosh, është trefishuar si rrjedhojë e interesimit të disa skuadrave menjëherë.

Me Acerbin, blerjen e vetme në këtë repart që nuk ofron siguri, kuqezinjtë janë duke punuar edhe për portugezin Rolando, për të cilin bisedimet me Porton vazhdojnë pa publicitet.

Megjithatë, lajmi i vërtetë është se në orët e fundit, flitet gjithmonë e më shumë për mundësinë e rikthimit të Kaka në “San Siro”. Në mënyrë që të lirohet nga paga e tij “faraonike”, Reali është i gatshëm që ta lërë të largohet për vetëm dhjetë milionë euro.

Interesin e parë rreth brazilianit e shfaqi Paris SG, por pas refuzimit kategorik të Kaka për të luajtur në Francë, mundësia e një rikthimi në Milano është një realitet që nuk mund të përjashtohet.

Emra të tjerë që qarkullojnë rreth Milanit në këto momente janë edhe ato të Tevez, Matri e Lassana Diarra, ndërsa një ish-milanist, Seedorf, zhvilloi ndërkohë ndeshjen e tij të parë me fanelën e skuadrës së tij të re, Botafogos braziliane
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template