Headlines News :
Home » » Surpriza e Beckham për tifozët e tij (Foto)

Surpriza e Beckham për tifozët e tij (Foto)

Written By Portali Pavarësia on Tuesday, July 24, 2012 | 13:31

Christian Lewis dhe mamaja e tij Elaine, ashtu si shumë britanikë të tjerë po përgatiten për lojërat olimpike Londër2012. Për këtë vendosën të dalin edhe në një fotografi me veshje sportive për të treguar mbështetjen për eventin madhështor shumësportësh.

TCH raporton se në momentin kur po bëhej gati shkrepja e aparatit para tyre shfaqet David Beckham i cili u kërkon nëse mund të bashkohet me ta për një pozë. Pa u menduar dy herë, vogëlushi Christian tha “po” i përlotur. Ai ishte një fan i David e një kujtim prej tij e kishte ëndërr.

“Surpriza” e Beckham vijoi edhe për shumë persona të tjerë dhe ishte pjesë e një fushate marketingu të Adidas në mbështetje të lojërave olimpike. “Është gjithmonë bukur të vish në Londër dhe mua kjo fushatë me argëtoi dhe mundësoi të afrohem më shumë me njerëzit”, citohet David Beckham nga mediat britanike.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm
pas referimit të qartë të burimit të Portalit Pavaresia, në
përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2012. Pavarësia - Shpejt, sakt, online - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template