Arjen Robben kërkon të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij pas dy finaleve Champions League të humbura me Bayern Mynih.“Holandezi fluturues” i kontestuar gjatë nga tifozeria bavareze, hedh pas krahëve momentet e errëta, duke parë me optimizem drejt së ardhmes.
“Kaluam një sezon ku ishim në garë për çdo titull por nuk fituam asgjë. Uria për suksese na është rritur dhe unë ndihem në formë optimale, ashtu si të gjithë shokët pas Euro 2012”, deklaron sulmuesi në një intervistë për gazetën “Bild”.
Në vijim ai shtoi se Bayern Mynih duhet të futet në çdo takim për ta fituar, duke u shprehur i pakënaqur me disfatën 3-2 në miqësoren me Napolin. “Këto gjëra nuk duhet të ndodhin më”, përfundoi ai.


0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !